Kurti i kërkon mbështetje mërgatës për tejkalimin e situatës me Covid 19 (VIDEO)

0
527

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi i ka kërkuar mërgatës që t’i qëndrojnë vendit pranë, për tejkalimin e situatës së pandemisë.

Kurti ka theksuar se mërgata ka qenë çdoherë pranë Kosovës, në raste nevojë madje sipas tij, edhe kur ata nuk janë përfillur.

“Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar. Është pikërisht kjo mbështetje e jashtëzakonshme e secilit prej jush që po e shtyn qeverinë tonë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore, pavarësisht sfidave politike, ekonomike dhe tashmë edhe shëndetësore, në vend”.

Ai thotë se 21 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë ngecje në sistemin shëndetësor, njofton Klan Kosova.

“Fondin rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta”.

“Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj”.

“Duke e pasur parasysh gjendjen qe ndodhet vendi ju bëj thirrje të bëheni pjesë e solidaritetit dhe të na ndihmoni në këtë luftë. Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.

Leave a Reply