Kurti alarmon për katër rreziqe nga Omicron

0
407

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar për katër rreziqe me të cilat mund të përballemi së shpejti nga varianti i ri i COVID-19 – “Omicron”.

Në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kurti mes tjerash tha se ekziston rreziku për një valë të re nga ky variant.

“Rreziku i lartë për një valë të re na detyron përsëri që ta rrisim vigjilencën tonë, janë katër rreziqet me të cilat përballemi shpejt. Festat shoqërohen me ardhjen e një pjese të konsiderueshme të mërgatës sonë, ky shtim në vendin tonë bashkë me grumbullimet e shumta festive e rrit dukshëm mundësinë e infektimeve duke paraqitur rrezit të lart për jetën dhe shëndetin. Së dyti, situata epidemiologjike vazhdon të jetë tejet e rëndë sidomos disa në vende ku banojnë një pjesë e mërgimtarëve, Gjermani e Zvicër dhe ardhja nga këto vende e shton rrezikun. Së treti, Kosova ka shkallën më të ulët të vaksinimit, që e bën një valë të re edhe më të mundshme, më të rrezikshme gjatë javëve dhe muajve në vijim. Katër, është shfaqur një variant i ri, “Omicron”, ky variant është përhapur në 38 vende të botës duke përfshirë 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar  si variant shqetësues dhe ka paralajmëruar mundësin e pasojave të rënda nga valët e shkaktuar nga ky variant”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Me tej, Kurti tha se varianti i ri ka gjasë të përhapet mbi dy herë më shpejt se ‘Delta’, dhe rrit dukshëm rrezikun e infektimit të atyre që janë infektuara më përpara nga një variant tjetër.

“Omicron”, të paktën deri tash, po shkakton hospitalizime të fëmijëve, sidomos fëmijëve nën moshën pesëvjeçare. Gati të gjithë këta fëmijë, i kanë pasur prindërit të pavaksinuar. Mjeti ynë më i fortë dhe më efikas, mbetet vaksinimi masiv”.

Leave a Reply