Zbulohet viçi i shëndetshëm me tre sy në Angli, veterinerja: Është gjëja më e çuditshme…

0
515

Një viç i çuditshëm me tre sy, është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar nga një veterinere nga Uellsi e cila pranon se nuk ka parë kurrë një krijesë të tillë më parë.

Malan Hughes, e cila punon në Uellsin e Veriut, tha se ajo ishte duke testuar kafshët në një fermë në Gwynedd kur dalloi një lopë me një deformim të çuditshëm.

Viçi, i cili është rreth katër muajsh, ishte i shëndetshëm, por kishte një sy të tretë, të plotë me qepallat dhe qerpikët.

Zonja Hughes tha se ajo ishte mësuar të shihte “të gjitha llojet e gjërave”, duke përfshirë “kafshë të lindura me dy koka”, por pranoi se ajo “nuk kishte parë kurrë një viç të tillë.

Ajo tha për NorthWalesLive se syri shtesë duket mirë dhe në funksion të plotë, por duket se ka “një lloj lubrifikanti” që krijohet prej tij.

Veterineri tha: Veterinerët priren të shohin të gjitha llojet e gjërave, qengja ciklopë dhe kafshë të lindura me dy koka, por unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Nga jashtë syri shtesë duket mirë. Ai ka qepallat dhe qerpikët, dhe gjithashtu është i lagësht, sikur sekretohet ndonjë lloj lubrifikant.

Veterineria ka thënë gjithashtu se kafsha sillet njësoj si viçat e tjerë me dy sy.

Syri i kafshës ka të ngjarë të jetë një anomali, por kultura të caktuara, duke përfshirë Hinduizmin, adhurojnë Lord Shiva, një perëndi Hindu i cili përshkruhet me një sy të tretë. 

Leave a Reply