YouTube do t’jua fshijë kanalin nëse nuk jeni të shpagueshëm

0
49

Google ka caktuar kushte të reja të përdorimit për kanalet e You Tube dhe këdo që krijon video dhe i poston ato në këtë, deri më tani, kanalin më të popullarizuar social për video, raporton Mashable.

Në pjesën e titulluar “Suspendimi dhe ndërprerja e llogarisë” në seksionin e nëntitujve në lidhje me kushtet që mund të bëjnë që kanali juaj të anulohet në mënyrë të qartë thuhet se YouTube mund ta ndërpresë qasjen në kanalin tuaj ose qasjen përmes llogarisë suaj të Google në të gjitha pjesët e shërbimit YouTube, nëse nuk jeni komercialisht të shpagueshëm, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni fitimprurës për Google, atëherë nuk i duheni asgjë – Google nuk do t’i harxhojë resurset e veta duke jua mundësuar që t’ia zini falas vendin në serverë dhe hapësirën e vlefshme në disqe. Nëse video-përmbajtja juaj nuk fiton para, Google mund t’jua fshijë platformën. Kushtet e reja hyjnë në fuqi më 10 dhjetor.

Leave a Reply