U përlesh me qenin për të mbrojtur motrën e vogël, historia emocionuese e heroit 6-vjeçar

0
474

Një 6-vjeçar i ka shpëtuar jetën motrës së tij më të vogël pasi kjo e fundit u sù lmua nga një qen.

Më datë 9 korrik, Bridger Walker pa motrën e tij të cilën po e sù lmonte një qen 1-vjeçar dhe mënjëherë vrapoi drejt saj për ta shpëtuar. Bridger përfundoi duke u káfshuar në faqe nga qeni. Djaloshit të vogël iu deshën rreth dy orë òperacion dhe më shumë se 90 qèpje për të rregulluar fytyrën e tij.

Ngjarjen e ka bërë publike aktorja e njohur Anne Hathaway e cila e zbuloi rastësisht heroizmin e vogëlushit në rrjetin social “Instagram.

Vogëlushin është cilësuar si hero nga ana e aktores, duke shtuar: “Shpresoj që në jetë të kem gjysmën e gùximit që ke treguar ti, Bridger”. Vogëlushi është fans i “Avangers” dhe këtë e ka zbuluar një e afërme e tij në rrjetet sociale. Aktorët të cilët kanë luajtur në seritë e famshme të prodhimit hollivudian, nuk kanë komentuar ende publikisht, megjithatë pritet që kjo histori të mos kalojë pa vëmendje. Një hero i vërtetë Bridger!

Leave a Reply