‘The Simpsons’ e kishin parashikuar shfaqjen e satelitit shqiptar në hapësirë (VIDEO)

0
124

Filmi i animuar amerikan Simpsons, duket se ka parashikuar edhe satelitin shqiptar në hapësirë.

Në një video të publikuar nga seriali i famshëm, shfaqet një satelitë me simbolin e shqiponjës, e ndërsa një prej personazheve duket se flet shqip, ndonëse nuk kuptohet edhe shumë qartë po dëgjohet fjala “i drejtohet”, transmeton KultPlus.

Ndërkohë që ishin të shumtë ata që mbetën të habitur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili njoftoi se Shqipëria do të ketë së shpejti dy satelitë në orbitë, filmi i animuar amerikan “The Simpsons”, duket se e ka parashikuar ngjarjen vite më parë.

Në një video të publikuar nga seriali i famshëm, shfaqet një satelit me simbolin e shqiponjës, e ndërsa një prej personazheve flet shqip ku mes të tjerash dëgjohet fjala “i drejtohet”. Aty shfaqet edhe një godinë dhe disa oficerë që kanë në uniformë simbolin e shqiponjës si edhe teksa thonë “të thashë që nuk do të dështonte”, ndonëse e gjithë fjalia nuk është shumë e qartë.

Filmi i animuar amerikan The Simpsons, është i famshëm për parashikimet që ka bërë shpesh për ngjarje të mëdha siç ishte rrëzimi i Kullave Binjake, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, madje edhe përhapja e pandemisë COVID-19. /shqiptarja

Leave a Reply