Tekstet në pergamena nuk falsifikohen, kjo është arsyeja

0
324

Pergamenat antike ishin antifrod. Struktura e tyre ishte e tillë që vinte në dukje çdo përpjekje për të fshirë, korrigjuar apo modifikuar tekstin. Zbulimi mbërrin nga studiuesit e universitetit të Exeter, York dhe Cambridge, që kanë analizuar mbi 600 kampione të marra nga rreth 500 texte dhe dokumenta britanike të shkruajtura rreth viteve 1699-1969.

Rezultatet janë publikuar në revistën Heritage Science. Sipas tyre, textet dhe këto dokumente përtej vlerës historike, tani kanë shërbyer edhe për të kuptuar teknikat e përdorura, dhe analizimet biologjike e kimike te tyre.

Në të kaluarën, siç e dimë, dokumentat e lidhura dhe aktet e ligjet shtetërore, shkruheshin në pergamena, që pëlhura në lëkurë deleje. Një ndër arsyet dhe vlerat e shtuara ishte edhe fakti se nuk mund të manipuloheshin, dhe çka shkruhej në to, ishte e pakthyeshme.

Në pothuajse të gjitha këto dokumenta, materiali i përdorur është po i njëjti, dhe gjithnjë bëhet fjalë për lekure deleje, dhe jo viçi apo dhie. Sipas studiuesve, lëkura e deles ka një përbërje shumë të lartë yndyrnash, 30-50%, në krahasim me 3-10% të lëkurave të tjera, dhe pikërisht për këtë arsye rezulton të jetë më efikase ndaj falsifikimeve apo modifikimeve.

Leave a Reply