Studentja nga Kosova, Drenusha Krasniqi, pjesë e shoqërisë më të lartë amerikane për arritje shkollore

0
41

Drenusha Krasniqi  është në vitin e katërt të studimeve në fushën e Biokimisë në Earlham College, në Richmond Indiana, në Amerikë, përcjellë KultPlus.

Në vitin e fundit të studimeve, kolegji i saj i përzgjedhë studentët me arritjet më të larta shkollore, e pastaj ata vendosin se cilët prej tyre i takojnë disa shoqërive me nderime (honor societies).

Si rezultat i arritjeve të larta, Drenusha tashmë është bërë pjesë e shoqërisë “Beta Kappa”, ku vetëm 10% e kolegjeve dhe universiteteve në Amerikë janë të akredituara për këtë shoqëri, kurse vetëm 10% e studentëve të atyre universiteteve përzgjidhen.

“Konsiderohet arritja më e lartë si student, pasi kjo është shoqëria më prestigjioze dhe më e vjetër (e themeluar ne vitin 1776).

Unë deri tash nuk e njoh askënd nga Kosova që është pjesë e kësaj shoqërie”, tha ajo për AlbFem.

Ajo tregoi se ky anëtarësim vlen për tërë jetën dhe se pjesë e tij janë 17 presidentë amerikanë, 140+ fitues te Çmimit Nobel. Ndërkaq, kriteret për  përzgjedhje janë shumë të vështira, si p.sh. nota duhet të jetë minimumi 3.9 prej 4.0.

Pos këtij suksesi, Drenusha këtë javë ka marrë edhe çmimin e studentes më të mirë në Departamentin e Shkencave Natyrore, në Earlham College. /AlbFem/ 

Leave a Reply