S’ka kafe pa vaksinë, masat e reja që pritet të hyjnë

0
137

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ka bërë të ditur që janë duke punuar në masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori.

Vitia ka paralajmëruar masa të reja edhe në sektorin e gastronomisë.

“Sa i përket gastronomisë, është evidente që tash në kohën e ftoftë dëmtimet janë më të mëdha dhe me miratimin edhe të tyre, që me masat që jemi duke punuar, që të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë në këto lokale, vetëm me certifikatë të vaksinimit ose me test serologjik dhe me test PCR dhe tani një masë e tillë nuk është penguese as për sektorin e gastronomisë”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se po punojnë që fillojë vaksinimi edhe për moshat më të reja.

Leave a Reply