Si të jeni të suksesshëm edhe nëse nuk dëshironi të bëheni menaxher/e?

0
427

Si të jeni të suksesshëm edhe nëse nuk dëshironi të bëheni menaxher/e? Ka njerëz të cilët ëndërrojnë të marrin role menaxhimi. Ata janë “të lindur” dhe adhurojnë që të reagojnë në gjithçka, ata kanë prirje që ta shohin të gjithë tablonë, të drejtojnë punën e një ekipi të tërë dhe të zotërojnë aftësi menaxheriale.

Në shumicën e kohës punonjësit mendojnë që e vetmja rrugë për të pasur pagë më të madhe është të kenë pozita menaxheriale. Por, jo të gjithë e kanë këtë aftësi, apo duan ta kenë. A mund të ketë pagë më të madhe dikush i cili nuk i dëshiron postet menaxheriale? Nëse e gjeni veten në mesin e tyre, Akademi Pune ju sjellë mënyrat për ta ndërtuar një karrierë të suksesshme edhe pa qenë rrugës për t’u bërë menaxher/e.

Përse disa persona nuk e duan menaxhimin?

Janë disa persona që e konsiderojnë veten si jo të përshtatshëm në lidhje me menaxhimin. Një menaxher/e është në krye të punës së ekipit, ndoshta nuk është duke i bërë të gjitha punët, që secili pjesëtar i ekipit po bën, por në vend të kësaj ai i menaxhon secilën punë. Shumë gjëra bëhen duke i falënderuar menaxherët, por dikush mund të ndihet ndryshe. Njerëzit e tjerë i gjejnë takimet, dokumentet dhe politikat ta tjera të kompanisë. Ndërsa, menaxherët janë ata që duhet të ndajnë dhe promovojnë strategjinë e kompanisë edhe nëse nuk pajtohen me të. Komunikimi është pjesë themelore e kësaj pozite. Kjo aftësi e butë ka të bëjë me përfshirjen, shpesh, në biseda sfiduese me stafin; kur puna e tyre nuk përkon me atë që është caktuar për ta; kur dikush nuk është ende gati për t’u avancuar, ose t’i njoftojë punonjësit, në rast të pushimit nga puna.

Nga të gjitha këto ka punonjës që marrin “kënaqësi” dhe të tjerë që duan të jenë në këto pozita. Për fat të mirë, për këta të fundit ka ende rrugë për të pasur sukses në karrierë, e po ashtu të kenë pagë të mirë, pa pasur nevojë për t’i synuar pozitat menaxheriale.

6 mënyra për të pasur sukses pa ndjekur gjurmët e menaxhimit

Njofto njerëzit

Në vend që këtë ta mbani për vete, tregohuni të hapur që në procesin e intervistës. Pyesni për rritjen e karrierës në kompani, si dhe për atë se çfarë rrugë ka marrë personi që ka qenë në të njëjtën pozitë përpara jush! Përgjigjet do t’ju ndihmojnë të zbuloni nëse kompania tenton të lëvizë punëtorë të aftë në menaxhim, apo ka mënyra të tjera promovimi për ta. Këtë mund ta tregoni edhe kur ju pyesin “Ku e shihni veten në pesë vitet e ardhshme?”, apo pasi të jeni punësuar mund ta pyesni shefin drejtpërdrejt se si mund të rriteni në karrierë pa kaluar në menaxhim.

Kërkoni kompani pa nivele të ndryshme hierarkie

Disa kompani ka të tilla politika që nëse një punonjës nuk arrin në pozita të niveleve më të larta, kompania arrin në përfundimin që ai punonjës nuk është i aftë dhe e largojnë. Këto kompani duhet t’i shmangin punonjësit që nuk kanë këtë qëllim. Ndërsa ato mund t’i identifikoni gjatë kërkimi të punës!

Merrni parasysh kontraktimin

Të veproni si kontraktues mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të shmangur menaxhimin, ndërsa ke ende shumë përgjegjësi dhe sfida interesante, pa e llogaritur pagën. Të jesh kontraktues mund të jetë diçka e paparashikueshme dhe gjithashtu do të thotë të kuptosh përfitimet e tua.

Punoni në kompanitë e vogla ose ato të cilat sapo kanë filluar

Shpesh fillestarët dhe ndërmarrjet e vogla kanë ekipe të vogla të punonjësve. Në vende të tilla vetëm një person i kryen të gjitha punët për një fushë.

Thuaj jo

Mos pranoni oferta pune që përfshijnë menaxhim dhe refuzoni mundësitë e promovimit që ofrohen në pozicionin tuaj aktual! Sigurisht që kjo duhet të bëhet në mënyrë të sjellshme, sepse në fund të fundit kur ju ofrohet një pozitë e tillë, do të thotë që po vlerësoheni. Pasi të keni shprehur mirënjohje për këtë me qëndrimin më pozitiv, shpjegoni në mënyrë të drejtpërdrejtë pse preferoni që jeta juaj të mos shkojë në atë drejtim! Në këtë mënyrë personi që dëshiron t’ju promovojë mund ta ndryshojë përshkrimin e punës ose detyrat e kërkuara.

Kërkoni ngritje – jo promovim

Hapi i fundit është që në vend të ngritjes në detyrë të kërkoni të keni ngritje në pagë. Për ta argumentuar vlerën tuaj hulumtoni të gjitha arritjen që keni pasur dhe sigurohuni që ajo të jetë e dukshme! P.sh., përfundimi i projekteve me kohë, fitimi i klientëve, ekzekutimi i detyrave kryesore etj. Kjo do ta bëj më të lehtë që të fitoni më shumë edhe në pozitën në të cilën gjendeni, pa pasur nevojë të kaloni në pozita menaxheriale. Edhe pse ngritjet zakonisht ndodhin bashkë me rritjen e titujve, ju mund të tregoni se çfarë përjetoni në një rast të tillë. 

Leave a Reply