Si ta kapërcejmë frikën e të folurit në publik?

0
462

Mbaj mend që dikur kisha frikë nga të folurit në publik. Këmbët e mia dridheshin kur shkoja para publikut. Goja më merrej ndërsa filloja të thosha fjalët e para. Shmangia kontaktin me sy me çdo kusht nëse nuk gjeja dikë me fytyrë të qeshur.

A i keni përjetuar këto gjëra? Nuk është pikërisht eksperienca më e mirë për të pasur? Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të kapërcyer frikën ndaj folurit në publik.

Të kuptuarit e shkakut të frikës

Hapi i parë për të hequr qafe frikën tuaj e të folurit në publik është që në radhë të parë të zbuloni pse ekziston kjo frikë. Arsyeja kryesore është frika se mos turpëroheni. Keni frikë se mos të tjetrët qeshin me ju dhe ju do të bëni diçka që do rezultojë në gjykim nga ana e audienecës. A shqetësoheni kur jeni në një dhomë me veten tuaj? Me siguri që jo. Vetëm kur ka njerëz të tjerë, njerëz që mund t’ju gjykojnë ose mendojnë keq për ju, shkakton që zakonisht të nervozoheni.

Duke ditur se pse keni frikë që të jeni para një auditori do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë të bëni për të kapërcyer frikën. Sapo të zbulohet frika, ajo mund të mposhtet. Mund të jetë gjithashtu se keni pasur një përvojë të keqe në të kaluarën që shkakton ndjenja frike. Sido që të jetë, për shumicën e njerëzve, kjo vjen nga frika se çfarë mund të mendojnë të tjerët për ju.

Ndryshoni mentalitetin tuaj
Për të kapërcyer këtë frikë, ju duhet të jeni në gjendje të ndryshoni qëndrimin tuaj. Kur të ndaloni së menduari për veten tuaj dhe se çfarë do të mendojë audienca për ju, por të mendoni se si mund të përçoni më së miri mesazhin tuaj, do të mund ta pushtoni këtë frikë.

Bëni praktikë

Kur praktikoni, është më mirë ta bëni atë përpara një grupi mbështetësish. Kjo jo vetëm që do ta bëjë më të lehtë të folurin në publik, por gjithashtu do ju ndihmojë të fitoni besim në veten tuaj.

Në vend që të mendoni, “Po sikur të djallos gjithçka?” Mendoni, “Si mund të ndihmoj më mirë njerëzit në auditorin tim?” Këto janë dy pyetje krejtësisht të ndryshme. Një pyetje do t’ju vërë në mentalitetin e frikës, ndërsa tjetra do t’ju vërë në mentalitetin e fuqisë.

Pra, tejkalimi i frikës nga të folurit në publik arrihet duke pasur mendimin dhe praktikën e duhur. Sa më shumë të praktikoheni, aq më e thjeshtë do të bëhet.

Leave a Reply