Si duken disa nga destinacionet më të preferuara nga turistët në botë në kohë pandemie

0
355

Turizmi ishte kryefjala e vitit 2019, pasi destinacionet anembanë globit, nga Machu Picchu deri tek kanalet e Venecias, u përballën me turma vizitorësh.

Por ekzistonte një gjë që këto destinacione nuk mundeshin kurrsesi ta parashikonin: bota që ndalon pasi nje virus vdekjeprurës përhapet në thuajse çdo cep të globit.

Mbylljet e kufijve, karantinat dhe bllokimet kanë detyruar shumicën e njerëzve në botë të qëndrojnë në shtëpi, dhe destinacionet që më parë “vuanin” nga miliona turistë, sot kanë mbetur thuajse bosh?

CNN Travel shkoi tek disa prej vendeve më të njohura turistike në botë për të zbuluar se si është situata tani, në këto destinacione dikur të zhurmshme dhe plot me udhëtarë.

Banorët shprehen se jeta për ta është më e lehtë, ndërsa bizneset pranojnë se një situatë e tillë nuk ishte parë prej vitesh.

Leave a Reply