Shkencëtarët në kërkim të gjeneve të pavdekësisë

0
377

Shkencëtarët rusë kanë njoftuar, se në të ardhmen e afërt do të angazhohen me zhvillimin e modelit kompjuterik të plakjes së njeriut, me ndihmën e të cilit shpresojnë të gjejnë gjenet e pavdekësisë, transmeton ZR.

Këto studime të veçanta duhet të bëhen një përparim, hop i vërtetë dhe të përmbysin të gjitha përfytyrimet ekzistuese shkencore mbi proceset biologjike të plakjes.

Sipas fjalëve të shkencëtarëve, vitaliteti i organizmit të njeriut fillon të zbehet, të fiket që në moshën 13-vjeçare.

Shkencëtarët janë fort të prirur të besojnë, se kur të evidentojnë gjenin e veçantë të jetëgjatësisë, i cili është zbuluar tashmë te minjtë e bardhë, mizat Drosophila dhe kërpudhat njëqelizore, ata do të mund të rrisin afatet biologjike të jetës së njeriut në disa herë.

Leave a Reply