“Shkenca po politizohet”, Virologia kineze bën paralajmrimin e tmerrshëm: Koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut

0
509

Një virologe kineze, së fundmi ka folur në lidhje me pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë mijëra jetë njërëzish. Ndër të tjera ajo është shprehur se koronavirusi është vetëm maja e ajsbergut dhe kjo vjen pas studimeve të bëra në lidhje me Covid-19.

Shi Zhengli, nëndrejtoreshë e Institutit të Virologjisë në Wuhan bëri thirrje se në këtë luftë duhet të bashkohemi dhe t’i bëjmë ballë, duke shtuar se shkencëtarët dhe qeveritë duhet të tregojnë hapur për studimet dhe hulmuntimet që kryejnë pasi vetëm kështu mund të ketë një bashkëpunim.

“Është për të ardhur keq kur shkenca politizohet. Nëse duam që të parandalojmë vuajtjen e njerëzimit si pasojë e shpërthimeve të tjera të sëmundjeve virusale, duhet të mësojmë të japim paralajmërime të shpejta në kohë. Nëse nuk i studiojmë mund të ketë shpërthim tjetër”, tha Zhengli.

Leave a Reply