Sfida më e re në TikTok i nxit nxënësit të vjedhin sende nga shkolla

0
59

TikTok është kthyer një ndër aplikacionet më të përdorura nga adoleshentët. Dhe për këtë fakt është bërë e vështirë që moshat e reja t’i thotë jo sfidave interesante që bëhen virale në aplikacion.

Së fundmi TikTok është detyruar të ndalojë një sfidë ku studentët në SHBA postonin video të artikujve të ndryshëm që dyshohet se i kanë vjedhur nga shkollat e tyre.

“Ne presim që komuniteti ynë të krijojë me përgjegjësi – online dhe IRL. Ne po heqim përmbajtjen dhe po ridrejtojmë hashtags dhe rezultatet e kërkimit në Udhëzimet tona të Komunitetit për të dekurajuar një sjellje të tillë. Ju lutemi tregohuni të sjellshëm me shkollat ??dhe mësuesit tuaj’’, ka thënë kompania në një postim në Twitter.

Video të shumta po qarkullojnë në rrjet në të cilat studentë të ndryshëm shfaqen teksa vjedhin artikuj shkollorë, sapunë, laptopë, tabela Smart etj.

Leave a Reply