Rreziku që na kanoset të gjithëve: Truri-kokoshkë!

0
433

Truri-kokoshkë është një term tejet i diskutuar kohëve të fundit. Duke qenë se njerëzit e kanë të pamundur të jetojnë pa internet, aq më të larta janë mundësitë për të patur trurin-kokoshkë. Si ta kuptojmë këtë term?

Fenomeni i referohet të gjithë njerëzve që mërziten vazhdimisht dhe janë gjithnjë në kërkim të informacioneve të vogla dhe jo fort të rëndësishme online. E shpjeguar më thjesht: Keni për të shkruar urgjent një dokument të caktuar? Ndërkohë kontrolloni emailin, postoni diçka në Instagram dhe meqë rastisët në internet, kontrolloni edhe njëherë postimet e miqve në rrjete sociale. Si përfundim, harruat ç’po bënit në fillim.

A keni një tru-kokoshkë?

Truri-kokoshkë është një tru që “shpërthen” sa te një informacion te tjetri dhe përgjithësisht njihet edhe si “tru majmuni”.

Për të shmangur problemin, ekspertët këshillojnë:

1. Planifikoni udhëtime në vende ku nuk ka internet. Me zhvillimin e teknologjisë, vështirë të ketë ende zona pa internet apo valë, megjithëse mund edhe thjesht të fikni telefonin.

2. Vendosini vetes limite: për shembull 1-2 orë qëndrim në rrjete sociale, jo më shumë.

3. Bëni shëtitje dhe takohuni me miqtë.

Leave a Reply