Pse fëmijët sillen keq me nënën, por janë engjëj me çdo njeri tjetër?

0
25
Foto: Ilustrim

Fëmija juaj është duke u sjell tejet mirë me babanë, gjyshërit, madje edhe në çerdhe ose kudo tjetër, por afër teje sillet keq.

Nëse kjo ju duket aktuale dhe nëse jeni duke vazhduar ta pyesni veten “çfarë jam duke bërë gabim”, mjaft jeni duke e torturuar veten – kjo s’ka të bëjë fare me ju!

Më poshtë ju sjellim arsyet pse fëmijët sillen keq në prezencë të nënës.

Zemërimi është formë e komunikimit dhe përmes kësaj mënyre fëmija ju thotë, “mami, kam nevojë për ty”

Nëse fëmija ende nuk din t’i përpunojë fjalët mirë, atëherë është shumë natyrale të përpiqet ta merr vëmendjen tuaj në çfarëdo mënyre që munden.

Për çdo fëmijë, nëna është burimi ku ata i marrin nevojat bazike, siç është ushqimi dhe siguria, prandaj edhe bëhen më emocionalë kur nëna është afër.

Nëna i simbolizon nevojat për fëmijët dhe, biologjikisht, fëmijët janë të programuar ta ndërlidhin nevojën e ushqimit dhe mbijetesës me nënën e tyre.

Kjo është arsyeja pse ata eskalojnë në sjellje për të marrë vëmendje nga nëna, shkruan Bright Side.

Fëmijët ndihen rehat pranë jush

Fëmijët nuk shfaqen shumë emocione para njerëzve që nuk u besojnë.

Nëse mendoni se fëmijët e ruajnë sjelljen më të keqe për ju, nënën e tyre,  kjo nuk është e vërtetë.

Fëmijët ju “nderojnë” me zemërime dhe ankesa, sepse kështu ju shfaqin se ju besojnë dhe ndihen të sigurt kur janë afër jush,.

Si të veproni nëse fëmija i ruan krejt zemërimet vetëm për ju

– Pranojeni sjelljen e fëmijës dhe mos e merrni personalisht. Jepni kohë dhe hapësirë fëmijës në momentet e zemërimit, por sigurohuni se nuk e lëndon veten apo dikë afër.

– Jepni fëmijës shansin për t’u shfryrë. Nëse fëmija shkon në çerdhe apo shkollë, me siguri se duhet të sillen mirë tërë ditën dhe të qenit vetvetja kur kthehen në shtëpi është gjëja e parë që u nevojitet. Megjithatë, zemërimi nuk është mënyra e vetme se si fëmija mund të shfryhet, pasi ju mund t’i ofroni fëmijës edhe të luaj, të vizatoj, etj.

– Flisni me fëmijën dhe shpjegojani si ndiheni. Këtë normalisht se duhet ta bëni nëse fëmija është mjaftueshëm i rritur për t’ju kuptuar.

Leave a Reply