Pronarët e restoranteve protestë për lejimin e mbajtjes së dasmave

0
541
Foto: Ilustrim

Si pasojë i pandemisë Covid-19 kohë më parë u morë vendim nga Ministria e Shëndetësisë që të anulohen dasmat dhe ahengjet familjare për këtë vit.

E, për këtë vendim patë reagime të shumta, si nga ana e artistëve ashtu edhe pronarëve të restoranteve, transmeton Indeksonline.

Ndonëse ende nuk dihet në këtë verë do të lejohet mbajtja e tyre, tashmë në rrjetet sociale është përhapur një thirrje për protestë.

Sipas këtij postimi, thuhet se të hënë para Ministrisë së Shëndetësisë, pronarë të disa restoranteve në Kosovë kanë vendosur të protestojnë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së dasmave në restaurante.

Në këtë thirrjen për protestë thuhet se derisa lejohet funksionimi i kafiterive mbi 50 persona atëherë pse mos të lejohet edhe mbajtja e ahengjeve familjare.

Më poshtë thirrja e plotë për protestë:

Bëhet thirrje nga pronarët e restoranteve të Kosovës  që të hënën në ora 12:00 të mblidhen para Ministrisë̈ së Shëndetësisë që të protestohet për lejimin e ahengjeve(dasmave).

Të bëhemi së bashku të gjithë̈, kur lejohen baret e kafiterit me 50 persona ose më shumë pse mos të lejohen ahengjet familjare.

Leave a Reply