Polici 91-vjeçar që nuk e ka në plan të japë dorëheqjen

0
368
Foto: Ilustrim

Oficeri LC “Buckshot” Smith punon si polic për më shumë se 56 vjet. Për dy muaj ai do të festojë ditëlindjen e 92-të, megjithatë nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

Smith, nga qyteti i vogël Camden, Arkansas, punoi si zëvendës-sherif për 46 vjet para se të dilte në pension. Tërheqja zgjati për vetëm për disa muaj pasi shumë shpejt e kuptoi që i mungonte puna, shkrkuan CNN.

Smith tha se e dashuron punën si oficer policie dhe kjo është ajo që e shtyu atë të bëhej pjesë e këtij profesioni në vitet 1960.

“Oficeri është i dashur dhe i njohur në të gjithë qytetin. Të gjithë ndalojnë dhe flasin me të kur e shohin”, thotë Zyrtarja për Marrëdhënie me Publikun Dana Weatherby.

Në ditët kur nuk është në punë, Smithit i pëlqen të marrë pjesë në shërbesat e kishës dhe të kalojë kohë me bashkëshorten e tij. \a2news

Polici 91-vjeçar që nuk e ka në plan të japë dorëheqjen

Leave a Reply