Piktura e artistes meksikane shitet për 30 milionë euro në ankand

0
389

Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby’s në Nju Jork për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh (30 milionë euro).

Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej dekadash. Pjesa e tij u shit për 9.76 milion dollarë në vitin 2018.

Piktura e Kahlo “Diego y Yo” ishte një nga autoportretet e saj të fundit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj.

Ajo u përshkrua nga Sotheby’s në ankand të së martës si një nga veprat më të rëndësishme të Kahlos që doli në ankand.

Leave a Reply