Përgjigjja epike e Angela Merkelit kur pyetet se përse nuk mbanë maskë në publik

0
562

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është vënë në siklet kur është pyetur pse nuk është duke mbajtur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi në publik, shkruan 04 Online.

Ngjarja ka ndodhur në një konferencë për medie, me ç’rast një gazetar gjerman e ka pyetur Merkelin se përse ajo nuk shihet me maskë në publik, ndërsa në anën tjetër në vazhdimësi i bënë thirrje qytetarëve për të mbajtur maska.
E Merkel është arsyetuar se kur i respekton rregullat e parapara, sidomos kur mbanë distancën, nuk ka nevojë që të mbajë maskë.

“Nëse i ndjek rregullat e mbajtjes së distancës, maska nuk është aq e nevojshme. Kur shkoj për të bërë treg, unë gjithmonë vë maskën. Por, kur unë kam maskën në fytyrë, ju nuk mund të më njihni mua” është përgjigjur Merkel.

Ju kujtojmë se në Gjermani deri sot janë të infektuar 195 mijë e 42 persona, të shëruar 177 mijë e 770 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 mijë e 976 persona./04 Online

Leave a Reply