Pas zgjedhjeve, Trump-i mund ta humbasë edhe gruan, Melanie drejt divorcit

0
353

Donald Trumpi vazhdon të mos e pranojë humbjen në zgjedhjet për president në SHBA.

Miliarderi i njohur, ka dy ditë që po luan golf në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa herë pas here reagon në rrjetet sociale, duke akuzuar Bidenin për manipulim votash.

Por, e keqja për Trumpin mund të mos ketë mbaruar me zgjedhjet e javës së kaluar. Raportet e fundit, thonë se gruaja e tij, Melanie është duke përgatitur divorcin me të, shkruan Indeksonline.

50 -vjeçarja raportohet se është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat e divorcit me Trumpin.

Ndër të tjera, ajo do të kërkojë që djali i tyre Barroni, 14 vjeç, të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trumpit.

Melanie thuhet se ka kohë që ka probleme martesure me Trumpin, por që nuk ka kërkuar divorc, në mënyrë që mos të ndikojë negativisht në zgjedhjet për president.

Leave a Reply