Pamje fantastike të Kosovës nëpërmjet dronit vijnë nga i riu nga Suhareka: Ky është vendi im

0
286

Ylber Kabashi i cili me profesion është fotograf, ka realizuar një video të shkurtër përmes secilës shpalos bukuritë natyrore të Kosovës, shkruan KultPlus.

Video është realizuar me dron dhe përmes saj, Ylberi synon t’i tregojë botës se Kosova është një vend shumë i bukur e i mbushur me vende mahnitëse që i ka krijuar nëna natyrë.

“Ky projekt domethënës do të shpalosë disa nga bukuritë spektakolare në natyrën e Kosovës. Gjatë xhirimeve të tyre, unë vazhdimisht u kujtova për njerëzit, falë kujt mund të dalim dhe të vizitojmë këto vende sa herë që duam. Ata mbeten heronjtë e mi! I dashur shikues, unë jam Ylber Kabashi. Ky është vendi im. Kjo është Kosova. Ju lutemi shijojeni me anë të këtyre pamjeve”, ka shkruar Kabashi në publikimin e videos.

Leave a Reply