Një prind kosovar, tifoz i Liverpoolit, ia lë emrin fëmijës Gerrard

0
502

Tifozët e flakët të futbollit shpeshherë bëjnë gjëra interesante për të shprehur dashurinë ndaj një lojtarit të preferuar apo ndaj klubit të preferuar.

Një gjë interesante e ka bërë një tifoz i Liverpoolit në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Valon Rexhepi ka vendosur që djalin e tij ta quajë sipas legjendës së Liverpool, Gerrard.

Tifo-grupi kosovar “Kosova Reds” ka lajmëruar se Gerrard Rexhepi dhe Mal Jashari, dy të sapolindur janë regjistruar si tifozë të Liverpoolit.

Leave a Reply