Një në pesë zviceranë nuk beson se ekziston koronavirusi

0
107

Pavarësisht mijërave rasteve në të gjithë vendin, skepticizmi për koronavirusin po rritet në Zvicër.

Një nga problemet që autoritetet zvicerane kanë hasur në luftimin e pandemisë së koronavirusit, është edhe nevoja për të bindur të rriturit se ky virus është i vërtetë.

Por një sondazh i ri nga media zvicerane ’20 Minuta’ tregon se një në pesë zviceran të rritur kanë dyshime për virusin dhe mendojnë se ka “mospërputhje” në mënyrën se si po diskutohet dhe portretizohet, përcjell albinfo.ch.

Në të gjithë vendin, kanë filluar një numër lëvizjesh që hedhin në dyshim disa aspekte të virusit – ose nëse ai ekziston në të vërtetë.

Ky skepticizëm, u shfaq edhe me protesta “kundër izolimit”, në të cilat shfaqeshin edhe teori konspirative ose elemente të ekstremit të djathë.

Një seri fletushkash që po shpërndahen në stacione dhe në vende publike në të gjithë vendin, javët e fundit janë përqendruar në maska, duke përshkruar rrëfimin e rremë se mbulesat e fytyrës janë joefektive kundër virusit ose që ato e ndikojnë negativisht në shëndet.

Siç është raportuar në gazetën zvicerane Watson, anëtarët e lëvizjes ‘StayAwake’ kanë akuzuar qeverinë se po i mohon zviceranëve të drejtat themelore të njeriut.Kjo ka ndodhur veçanërisht që kur maskat janë bërë të detyrueshme në 6 korrik.

Zyra Federale e Shëndetit Publik e quajti lëvizjen manipuluese, pasi bëri shumë pohime të rreme në fletushkat e saj, duke përfshirë që veshja e maskës kundër koronavirusit është e padobishme, çon në humbje të vetëdijes dhe një rritje të viruseve dhe baktereve në mushkëri.

FOPH vuri në dukje se lëvizja kishte lidhje të ngushta me Kremlinin, duke shkaktuar shqetësime se operativët rusë po përpiqen të qepin mosmarrëveshje sociale gjatë pandemisë.

Leave a Reply