Nga i varfër në yll kinemaje/ Historia tragjike, por dhe frymëzuese e Silvester Stalones

0
56

Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë, do të ishte një nënvlerësim i madh. Nga të gjitha rrëfimet frymëzuese të artistëve me famë botërore, e tija është sigurisht e më e spikatur. Shumë njerëz e njohin Stalonen përmes filmit “Rocky”, historinë e një boksieri amator që përpiqet të mbijetojë në rrugët e Filadelfias.

Për të siguruar jetesën, Balboa punon si mbledhës borxhesh për llogari të një gangsteri të zonës, dhe ndeshet në nivele amatore për shuma të vogla parash. Më në fund, shfrytëzon shansin e madh, dhe arrin të bëhet kampion bote i peshave. Ky film ka në fakt shumë elementë autobiografikë.

Jeta për Stalonen ishte një luftë e vërtetë që kur lindi. Problemet gjatë lindjes, u shoqëruan me një gabim të mjekut gjinekolog, që i shkaktuar një paralizë të pjesshme të fytyrës në anë e majtë, duke përfshirë pjesë të mjekrës, buzës dhe gjuhës.

Për pasojë, Stalone mbeti me pamjen e tij hungëritësh, dhe fliste me vështirësi. Duke u rritur në një zonë të Nju Jorkut të njohur si “Hell’s Kitchen”, Stalone ishte dëshmitar i zënkave të vazhdueshme në shtëpi midis nënës dhe babait të tij.

Kur u largua nga shtëpia, paragjykohej vazhdimisht për shkak të pamjes së tij të çuditshme, dhe vështirësisë në të folur. U përjashtua shumë herë nga shkolla, si rezultat i notave të dobëta, përleshjeve të shpeshta me bashkëmoshatarët, dhe problemeve me sjelljen.

Problemet e vazhdueshme financiare, sollën edhe dëbimin nga shtëpia ku banonte me qira.

I pastrehë për mbi 3 javë, aktori ishte i dëshpëruar për para, dhe pikërisht në atë kohë ai pranoi një rol në një film pornografik. Për punën e tij, u pagua vetëm 200 dollarë në 3 ditë xhirime.

Siç kujton më vonë Stalone:”Isha i detyruar ose të luaja në atë film ose të vidhja dikë, pasi nuk kisha rrugë tjetër”. Më pas Stalone vendosi të bëhet aktor profesionist. Por pavarësisht audicioneve të shumta që dha, u përball në fillim me refuzime të shumta.

Në këto kushte, Stalone mendoi të hynte në botën e kinemasë si skenarist. Sërish u refuzua. I mbetur pa asnjë të ardhur, e shiti i dëshpëruar për 50 dollarë qenin e tij të dashur. Jeta e tij vazhdoi të ishte e mjerueshme. Pasi shëtiste gjithë ditën nëpër rrugëve të ngrira të Nju Jorkut, mbrëmjeve shkonte në një bibliotekë të zonës për t’u ngrohur disi.

Duke shfletuar libra të ndryshëm në raftet e bibliotekës, ai gjeti edhe një herë frymëzimin për të shkruar një tjetër skenar. Për të përsosur stilin e tij, Stalone lexoi vepra të ndryshme të shumë autorëve të famshëm. Nëpërmjet tyre, ai gjeti edhe një herë motivimin e nevojshëm për t’ia dalë, pavarësisht rrethanave të vështira ku gjendej.

Në 1975, pasi pa ndeshjen e boksit mes Muhamed Ali dhe Çak Uepner, Stalone filloi të krijojë idenë e një skenari filmi. Ai e shkroi për 3 ditë skenarin për filmin “Rocky”. Ua propozoi atë shumë producentëve. Por për muaj më radhë sërish u refuzua.

Më në fund gjeti një regjisor që e përqafoi idenë e tij, Robert Çertof. Por studioja që e pranoi skenarin “United Artists”, këmbëngulte të gjente një aktor tashmë të njohur për të luajtur rolin e Roki Balboas. Por Stalone as nuk e çonte ndërmend, që dikush tjetër të luante në një rol të krijuar prej tij me aq shumë mund.

Pavarësisht ngurrimit të tyre të vazhdueshëm, regjisorët në fund ranë dakord që të ishte vetë Stalone ai që do të luante personazhin e Rokit. Kompania “United Artists”, ishte shumë mosbesuese dhe mori paraprakisht masa ndaj humbjeve të mundshme në shitjen e biletave. Por “Rocky” do të kishte në fakt shumë sukses, duke mbuluar të ardhurat zhgënjyese që pati filmi tjetër i kësaj kompanie, i dalë në të njëjtën kohë.

“Rocky” pati një buxhet i vogël prej 1 milionë dollarësh, çka e detyroi stafin të përshpejtonte prodhimin. Por kjo u bë më e vështirë nga dëmtimet fizike që pësoi Stalone dhe Karl Uedhërs (që luajti rolin e Apollo Kridit) gjatë një skene në ring. Përkundër këtyre pengesave, “Rocky” arriti të përfundojë xhirimet në vetëm 28 ditë.

Që në fundjavën e parë të premierës, filmi arkëtoi mbi 5 milionë dollarë fitime. Dhe kur u llogaritën arkëtimet në total disa javë më vonë, “Rocky” kishte prodhuar një fitim prej 117 milionë dollarësh vetëm në kinematë e Amerikës së Veriut.

Ndërkohë, në vendet të tjera fitimet llogariteshin mbi 107 milionë dollarë. Shitjet totale të biletave, garantuan një kthim prej mbi 11.000 për qind të investimit që kishte bërë studioja filmike. “Rocky” rezultoi të ishte filmi më fitime më të mëdha në SHBA për vitin 1976.

Stalone u nominua për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal në ceremoninë e 49-të të Academy Aëards. Sot, Silvester Stalone ka një pasuri prej mbi 400 milionë dollarësh, dhe është shfaqur në më shumë se 50 filma si aktor dhe procudent. “Askujt nuk i pëlqen të dështojë. Unë i mësova leksionet që më dha jeta. Ajo të jep dhunti të caktuara, dhe t’i duhet që t’i shfrytëzosh ato”- thotë aktori./ Powerofpositivity.com-Përshtatur nga CNA.al

Leave a Reply