Nëse doni të bëni një karrierë, bëhuni bionde – e thotë edhe shkenca

0
322

Bjondet kanë një shans më të mirë për të bërë një karrierë. Këtë e thonë faktet dhe shkenca.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i British Columbia, gratë me flokë të verdhë kanë më shumë shanse për të drejtuar një kompani, ose për të aspiruar për pozicione të pushtetit. Dhe për këtë ka shembuj të shumtë të parë nga të gjithë.

Gruaja e parë që u emërua në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ishte bjonde. Gruaja e parë që hyri në Gjykatën e Lartë, po ashtu bjonde. Presidentja e parë femër e Harvardit, bjonde.

Nga këto të dhëna, studiueset Natalya Alonso dhe Jennifer Berdahl u nisën për të provuar të shpjegojnë pse pozicionet më të kërkuara janë privilegj i biondeve.

Ky dhe shumë studime të tjera shpjegojnë sesi stereotipet ndikojnë në mendimet dhe veprimet e shoqërisë.

Pse biondet kanë më shumë karrierë sesa brunet?

Sipas studimit të kryer nga Universiteti i British Columbia, gratë me flokë të verdhë janë më të suksesshme në punë, sesa kolegët e tyre zeshkane.

Sipas hulumtimit të udhëhequr nga Natalya Alonso dhe Jennifer Berdahl, 48% e shefave ekzekutivë në kompanitë amerikane kanë flokë bjonde, 35% e politikaneve janë bjonde dhe shumica dërrmuese e presidentëve të universiteteve janë bjonde. Mjafton të mendoni për Hillary Clinton, gruan e parë që u emërua për presidencën e SHBA dhe Marissa Mayer, CEO e Yahoo.

Arsyeja që biondet mbajnë pozicione të rëndësishme gjithmonë ka të bëjë me stereotipet e zakonshme:

“Gratë me flokë flokëverdhë mesatarisht duken më të reja se moshataret e tyre brune dhe gjykohet se janë më pak autonome dhe më pak të gatshme për të mbajtur një qëndrim sesa gratë ose burrat e tjerë. Dhe nëse pamja është më femërore dhe e butë, ajo shpesh kompensohet nga një sjellje e fortë, e pavarur dhe vendimmarrëse”.

Sipas studimit të kryer nga British Medical Journal, gjatësia luante një rol themelor në aftësinë e një personi për të pasur sukses.

Sa ndikon gjatësia dhe mbipesha?

Studimi i kryer në 12 mijë persona tregoi se njerëzit më të gjatë zakonisht vijnë nga familje më të pasura, kanë qasje në shkolla më të mira dhe për këtë arsye në pozicione më të larta.

Po kështu një rezultat tronditës vjen nga “Journal of Applied Psychology”, sipas të cilit gratë më të dobëta mund të fitojnë më shumë sesa ato që janë mbipeshë.

Po flasim për përqindje të vogla, por është një rezultat që ende na bën të mendojmë, veçanërisht nëse marrim parasysh se i njëjti studim ka treguar të kundërtën kur bëhet fjalë për burrat. Në këtë rast, ata më dobët fitojnë më pak në vit, sesa të shëndoshët.

Një gjë është e sigurt, vajzat e nënave që punojnë fitojnë më shumë se vajzat e amvisave shtëpiake.

Sipas studimit të kryer nga Harvard Business School, vajzat e grave që punojnë gjejnë punë më lehtë, marrin pozicione më të larta pune dhe paga më të larta se vajzat e grave që nuk punojnë.

Studimi tregoi gjithashtu një rezultat kurioz edhe në lidhje me fëmijët meshkuj.

Ata të grave që punojnë kalojnë më shumë kohë në shtëpi me familjet e tyre dhe kujdesen për shtëpinë kur të rriten më shumë sesa fëmijët e amvisave.

Bjondet nuk janë më budallaqe (por a duhej studimi për ta vërtetuar?)

Disa kohë më parë hulumtimi nga Universiteti Shtetëror i Ohajos tregoi gjithashtu se ideja që biondet ishin më budallaqe se zeshkanet është plotësisht e pabazuar.

Studimi, i kryer në një eksperiment prej gati të 11 mijë grave me flokë të verdhë, tregoi se koeficienti i inteligjencës së tyre nuk ka asgjë për t’u patur zili me atë të bruneve apo flokëkuqeve, që rezultoi se ishte edhe pak më i lartë.

A preferojnë meshkujt bjondet?

Më në fund, studiuesit nga Universiteti i Westminsterit kanë treguar se burrat tërhiqen më shumë nga brunet, megjithëse ka më shumë gjasa që t’i afrohen bjondeve.

Në këtë rast, stereotipi kthehet për të pohuar veten:

“Ideja e bjondes budallaqe është edhe një herë dominuese – shpjegon studiuesi Viren Swami – Perceptimi se bjondet janë më pak kërkuese zvogëlon frikën e refuzimit, e cila është më e madhe kur ata duan të afrohen me një zeshkane”.

Leave a Reply