Në Bosnjë, deputetët që s’shkojnë në seanca do të gjobiten me 330 euro

0
352

Federata e Bosnjë-Hercegovinës, një prej dy entiteteve përbërëse të shtetit të Bosnjës, ka problem të njëjtë me Kosovën – deputetët e zgjedhur nuk rrinë në sallë gjatë seancave, por pagat i marrin.

E për këtë, Parlamenti i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, së shpejti pritet të ketë bazë për t’i gjobitur deputetët që mungojnë në seanca apo që i lëshojnë ato para kohës.

Në proces është hartimi i një Kodi të ri etik, që do të gjobisë deputetët me 330 euro për mungesë në seancë apo edhe për lëshim të saj. E në rast të tri mungesave të paarsyeshme një pas një, gjoba prej 330 eurove do të ekzekutohet në gjashtë rroga të njëpasnjëshme, shkruan portali nga Sarajeva “Klix”.

Deputeti i Parlamentit të FBH-së, Irfan Çengiq, tha se dy vjet më parë ai inicioi miratimin e një Kodi të ri të Etikës, e më pas Komisioni përkatës filloi hartimin e tij, i cili u miratua në mbledhjen e fundit të komisionit parlamentar. Sipas tij, ngjashëm është edhe në Kuvendin e kantonit të Sarajevës.

Në fakt, njëjtë është edhe në Kosovë. Shpesh në mungesë kuorumi, shumë ligje apo nisma të tjera mbesin pa u votuar.

Leave a Reply