Në aeroportin amerikan qeni i zë kosovarit 40 kilogramë suxhuk

0
426

Një qen amerikan i ka çuar dëm një kosovari 40 kilogramë suxhuk. Qeni i njësisë së specializuar K9 ka nuhatur në një valixhe diçka të dyshimtë, gjersa valixhet po shkonin në sistemin e kontrollit.

Për këtë, zyrtarët e aeroportit ndaluan valixhen, të cilën e kontrolluan në detaje. Plot 40 kilogramë suxhuk derri ishin të paketuara në të, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar “Newark Liberty” të New Jerseyt.

“Importimi i mishit të derrit shkakton dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë sonë bujqësore. Dhe si i tillë, është i ndaluar, ka thënë Troy Miller, drejtor i operacioneve në Dogana.

Kosovari ishte arsyetuar se në valixhe kishte sallamë shtëpie.

Qeni i quajtur Kody u shpërbley me një ushqim “luksoz” pasi ndaloi valixhen e dyshimtë të kosovarit që jeton në diasporë./Indeksonline/

Leave a Reply