Musk testohet katër herë në ditë për COVID-19, dy i rezultojnë pozitive dhe dy negative

0
421

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka njoftuar se gjatë një dite është testuar katër herë për COVID-19, dy herë ka rezultuar negativ dhe dy të tjera pozitiv.

Përmes një njoftimi në Twitter, Musk ka thënë se testimet i ka kryer në të njëjtin vend dhe nga e njëjta infermiere. Ai këtë situatë e sheh shume të dyshimtë.

“Po më duket diçka e dyshimtë. Sot jam testuar katër herë. Rezultatet e dy testeve ishin pozitive, e dy tjerave negative. E njëjta makinë, i njëjti test, e njëjta infermiere. Testi i shpejtë i antitrupave nga BD”, ka shkruar Musk në Twitter, duke aluduar në testin e kryer nga Becton Dickinson and Co.

Leave a Reply