Mrekulli gjatë pandemisë/ Heroi i vogël i sëmundjes së madhe

0
423

Kuzey tre vjeç, djali i çiftit Şengezer, me banim në Adana, kërkoi kujdes mjekësor për shkak të temperaturës së lartë.

Familja u paraqit në Spitalin AcıbademAdana.Sipas analizave djali i tyreKuzey, u diagnostikuan me “Leukemi Limfoblastike Akute” dhe pas kësaj filloi maratona e vërtetë. Leukemia Limfoblastike Akute, shkurt ALL, është një lloj kanceri i gjakut dhe palcës së kockave. Ai e ka origjinën nga palca e kockave dhe përfshin qelizat e bardha të gjakut. Është lloji më i zakonshëm i kancerit tek fëmijët. Simptomat karakterizohen nga një fillim i papritur dhe ALL-ja përparon me shpejtësi. Për pacientët e diagnostikuar me ALL, fillimi i menjëhershëm i trajtimit është shumë kritik për të parandaluar përparimin.

Profesor BülentAntmet, Drejtor i Qendrës Pediatrike të Palcës së Kockave pranë SpitalitAcıbademAdana dhe ekipi i tij filluan menjëherë trajtimin e Kuzey-it. Së pari, Kuzeyu trajtua me kimioterapi, por atij i nevojitej transplantim i palcës së kockës – e vetmja mundësi për të kuruar ALL-në. Ekzaminimi i palcës së kockës filloi së pari në TÜRKÖK dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Në fillim të prillit të vitit 2020,u gjet një dhurues i përshtatshëm (90%). Ai ishte Andreas, i cili banonte në qytetin e Chania,në Ishullin e Kretës, në Greqi. Sidoqoftë, për shkak se të gjitha fluturimet ishin anuluar prej pandemisë nga koronavirusi palca e kockës nuk mund të sigurohej.

Përpjekjet e bankave të qelizave staminale në Stamboll dhe Athinë u mbështetën nga Ministria e Shëndetësisë dhe kështu, u bë e mundur marrja e palcës së kockës nga dhuruesi 35-vjeçar që banonte në Kretë. Më pas,me një aprovim të veçantë ajo u transportua fillimisht në Stamboll e më pas në Adana në rrugë tokësore.

Qelizat staminale u ruajtën në temperaturën -170 C dhe u transplantuan tek Kuzeyme një procedurë që zgjati 1.5 orë nga Profesori i Hematologjisë dhe Onkologjisë Pediatrike, BülentAntmen dhe ekipi i tij, në Spitalin AcıbademAdana në 20 maj, pasi dhuruesi u fut në karantinë dhe rezultoi negativ për Covid-19.

Pasi qëndroi në spital për 2 muaj pas transplantimit, Kuzey doli nga spitali në gjendje të shëndetshme në fillim të korrikut. Duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes, Kuzey do të ndiqet nga BülentAntmen dhe ekipi i tij për 3 vjet.

Leave a Reply