Mos e hani kokën e këtij peshku! Mund t’ju shkaktoj halucinacione 3 ditore si LSD

0
182

Në pamje është shumë i veçantë, ndërsa shija i kalon edhe kufinjt e bukurisë së tij.

Një peshk që nuk mund të gjindet kudo, shkruan 04 Online. Dikund e quajnë Sarpa Salpa ose Salema, e ndërsa emri specifik i këtij peshku është edhe Peshku i ëndërruar.

Ky peshk ka një histori një mijë vjeçare, ku besohet se Romakët e kanë përdorur si një ilaç rekreativ gjatë ceremonive.

Deri më tani nuk ka shumë të dhëna shkencore për këtë peshk, ndërsa koka e këtij peshku ka efekte të jashtëzakonshme. Të dhënat kanë treguar se ky peshk përmbanë substanca halucinogjene të cilat shkaktojnë halucinacione të forta. Thuhet se këto halucinacione mund të zgjasin deri në tre ditë.

Nëse qëlloni në këtë lloj të peshkut, mos i hani kokën, ngase mund të jeni si i ‘droguar’ deri në tre ditë me radhë./04 Online

Leave a Reply