Mbi 13 mijë shqiptarëve u është ndaluar hyrja në BE më 2020

0
273

Rreth 140 mijë personave, të cilët nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, u është ndaluar hyrja në bllok, gjatë vitit 2020. Numri më i madh i tyre, saktësisht 56 mijë e 370 prej tyre janë ukrainasë, ndërkaq, 12 mijë e 315 të tjerë janë shqiptarë.

Shqiptarët pasohen nga moldavët, 10 mijë e 150 prej të cilëve nuk janë lejuar që të futen në shtetet anëtare të BE-së.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Eurostat, raporton Gazeta Sinjali.Bazuar në këto të dhëna, të vizualizuara nga REL, shtetet të cila ua kanë refuzuar më së shumti hyrjen në bllokun evropian, banorëve jashtë BE-së, janë: Hungaria, Polonia dhe Kroacia.

Leave a Reply