Lind për herë të parë në botë fëmija me 3 organe gjenitale, habiten mjekët

0
379
Foto: Ilustrim

Ekspertët thonë se djali që ka lindur në Irak ka një gjendje të rrallë të quajtur trifalia, rasti i parë i raportuar në botë. Foshnja e paidentifikuar, e cila jeton në qytetin e Duhokut, ishte tre muajshe kur u zbulua se kishte tre organe gjenitale. Prindërit e fëmijës zbuluan ënjtje në skrotumin e tij dhe dy projeksione të lëkurës. Mjekët e habitur më vonë kuptuan se ato ishin në të vërtetë 2 penisë 2cm dhe 1cm në gjatësi sipas Mirror.

Revista mjekësore International Journal of Surgery Case Reports ka detajuar rastin në Rajonin e Kurdistanit. Dr Shakir Saleem Jabali, autori i raportit, thotë se secila rast kishte një prezantim unik.

“Për sa kemi njohuri, kjo është rasti i parë i raportuar me tre penise ose trifalia. Asnjë rast i ngjashëm nuk është i pranishëm në literaturë për qeniet njerëzore”, është shprehur ai.

Mjekët për herë të parë diagnostikuan një njeri me dy penisë para 400 vjet. Kjo gjendje prek një në 5-6 milion lindje. Janë raportuar rreth 100 raste të foshnjave të lindura me dy penis të cilat mund të funksionojnë normalisht. 

Leave a Reply