Lajini rrobat me aspirinë dhe piper, rezultati do t’ju habisë

0
13

Larja e rrobave dhe ruajtja e tyre në ngjyrën dhe gjendjen fillestare është shumë e vështirë. Kjo është një nga peripecitë e mëdha që heqin zonjat e shtëpisë.

Për të marrë fund kjo gjë, ne ju japim zgjidhjen e duhur. Për rrobat e bardha mjafton të hidhni vetëm 5 pilula aspirina.

Kështu vendosini tabletat në një tas të madh ose në një legen me ujë të vakët dhe lërini që të bëhet e njëtrajtëshme.

Për tu siguruar që tabletat të shkrihen më shpejt mund t’i ndani në disa pjesë para se t’i hidhni në ujë.

Më pas vendosni rrobat e bardha, të venitura, ose të zverdhura dhe lërini për tetë orë rresht. Mund t’i vendosni aspirinat edhe në lavatriçe, por në legen do të merrni rezultate më të mira. Pasi t’i lini rrobat për 8 orë, duhet t’i lani në lavartiçe, në kushte normale.

Por jo vetëm kaq. Shihni se si të ruani ngjyrën e rrobave të errëta.

Rrobave me ngjyrë hidhini piper.

Ndodh shumë shpesh që blini një veshje perfekte dhe pas një muaji përdorimi ngjyra e saj fillon të zbehet. Për këtë ju nevojitet vetëm pak piper i zi.

Vendosini rrobat që kanë humbur ngjyrën në lavatriçe dhe aplikoni detergjentin që përdorni gjithmonë për t’i larë ato. Pastaj shtoni një lugë çaji piper të zi. Lajini rrobat në lavatriçe me ujë të ftohtë.

Pasi të mbarojë procesi i larjes do të shihni që ngjyrat e rrobave do të jenë të njëjta me kohën kur i keni blerë.

Mbetjet e detergjentit i bëjnë rrobat tuaja të zbehta dhe rrjedhimisht ato humbasin më shpejt ngjyrën e tyre intensive. Falë strukturës së specit, pra piperit, mbetjet e detergjentit nuk do të ngjiten më në rroba. Në këtë mënyrë rrobat nuk do të humbasin ngjyrën.

Leave a Reply