Kush do të ishte lider i botës nëse sulmojnë alienët?

0
34

Arnold Schwarzenegger duhet të vendoset në krye nëse alienët pushtojnë ndonjëherë planetin tonë, sipas 2,000 të rriturve në Britaninë e Madhe.

Ylli i “The Terminator” dhe ish Guvernatori i Kalifornisë kryesoi listën e 20 njerëzve të famshëm dhe figurave publike në një sondazh britanik se kush do të ishte i pajisur më së miri për të trajtuar skenarin e ditës së fundit … me Will Smith që doli ne vend të dytë 2.

Të dy aktorët janë të njohur për rolet e tyre të filmave triller në të cilët luftojnë me krijesa të çuditshme, por me sa duket përvoja politike e Arnold si “Guvernator” i dha avantazh përvojës së Smith në filma sikur “Dita e Pavarësisë” dhe “Burrat në të Zezë”.

5 më të mirët në listë ishin Sir David Attenborough, i ndjekur nga Bruce Willis dhe Tom Cruise.

Ish-Presidenti Donald Trump ishte politikani kryesor i tanishëm në vendin e 8-te, menjëherë pas Harrison Ford dhe yllit të “Alien” Sigourney Weaver. Lajmi i keq për kryeministrin britanik Boris Johnson është sondazhi në Mbretërinë e Bashkuar që e vendos atë deri në vendin e 12-te.

Me sa duket, britanikët e anketuar kanë edhe më pak besim, megjithatë, në administratën aktuale të Amerikës … kur bëhet fjalë për trajtimin e të huajve. VP Kamala Harris hyri në vendin e 19-te, ndërsa Presidenti Biden ishte i fundit në vendin e 20-të.

Arnoldi ishte shumë i kënaqur me këtë sondazh të cilin e posti në Facebook.

“Dua të falendëroj njerëzit që më besuan. Jam i gatshëm për shërbim”, tha ai.

Leave a Reply