Këta pesë trendë digjitalë do ta shënojnë vitin 2020

0
29

Interneti do të ndryshojë ndjeshëm gjatë vitit 2020, ndërsa këtu do të ndikojnë më së shumti kompanitë e mëdha që kanë pasur strategji të mira reklamimi deri më tani. Gjatë revolucionit digjital, gjithçka ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që shumë nga gjërat që janë të popullarizuara sot do të bëhen të vjetruara nesër.

Sajti eMarketer, bazuar në ngjarjet e vitit 2019, e ka krijuar një raport mbi trendët digjitalë që duhet të pasojnë në vitin 2020, shkruan Business Insider.

Të dhënat u grumbulluan bazuar në sjelljen e përdoruesve të internetit dhe tregojnë se në të ardhmen strategjitë e marketingut do të dobësohen gradualisht, dhe se vendin e tyre ato do ta zënë vlerat, transparenca dhe përmbajtja e personalizuar, e cila do të jetë e rëndësishme për mbijetesën e kompanive, shkruan KOHA Ditore.

Meqenëse kërkesat e përdoruesve ndikojnë në reklamimin digjital, është thelbësore që nevojat e tyre të monitorohen.

Sipas parashikimeve të tanishme, këta pesë trendë do ta shënojnë vitin në vijim.

1. Komandat zanore

Teknologjia e komandave zanore do të përparojë dhe eliminojë mënyrat aktuale të kërkimit të përmbajtjes në internet.

2. Konkurrenca e Google bëhet më e fortë

Google do të mbetet platforma dominuese e kërkimit në internet, por disa përdorues do të kalojnë në motorët e tjerë të kërkimit, gjë që mund të shkaktojnë probleme për këtë kompani në vitet e ardhshme.

Image

3. Shërbimet online do ta zvogëlojnë shikueshmërinë në televizionin klasik

Shërbimet tradicionale televizive do t’i humbasin shikuesit për shkak të shërbimeve online si Netflix dhe Hulu, gjë që do t’i detyrojë reklamuesit t’i ndryshojnë strategjitë e tyre.

4. Korrigjimi i politikave të privatësisë së përdoruesve

Çështjet e privatësisë, për të cilat po diskutohet pothuajse vazhdimisht në lajme dhe në rrjetet sociale, do të bëjnë që platformat t’i ndryshojnë praktikat e tyre të deritanishme të mbledhjes së të dhënave nga përdoruesit e tyre, kështu që veçoritë që nuk pranohen nga audienca e gjerë do të duhet të korrigjohen.

5. Numri i shfrytëzuesve të Facebook do të ulet

Do të vazhdojë rënia e numrit të përdoruesve të Facebookut ndërsa reklamuesit do të duhej t’i ndiqnin ata për ta mbajtur audiencën e tyre.

Leave a Reply