Kështu dukeshin në rininë e tyre çifti Ibrahim e Fana Rugova

0
566

Një fotografi e vjetër e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, së bashku me bashkëshorten e tij, Fanën, është publikuar nga vajza e tyre, Teuta, me rastin e ditëlindjes së 70-të të nënës së saj.

Në fotografinë pa ngjyra, shihen presidenti Rugova me bashkëshorten e tij, në kohën kur ishin të rinj, shkruan Reporteri.net.

Vërehet se Fana kishte një bukuri të rrallë natyrale, e edhe presidenti i ndjerë ishte i kujdesshëm në paraqitje.

Ata ishin të martuar dhe prindër të tre fëmijëve, Mendimit, Ukës, dhe Teutës.

Leave a Reply