Kërkonte ndihmë për familjen tash e disa muaj, emisioni i Edita Dolit nxjerr pamjet që Fitim Pireva po gënjente

0
802

I riu i cili kërkonte ndihmë nga njerëzit për dhurim të parave dhe për ndihma, Fitim Pireva, është zbuluar nga emisioni ‘Radar’, se ai ka qenë duke gënjyer tash e disa muaj, shkruan Gazeta Metro.

Fillimisht Fitim Pireva, ka kërkuar ndihmë në emisionin e Edita Dolit, derisa ajo i kishte premtuar se ekipi i saj do të merret me rastin e tij dhe do t’i dalë në ndihmë.

Mirëpo ata kishin zbuluar se i njëjti është duke gënjyer dhe kushtet e tij nuk janë të dobëta.

Emisioni e ka thirrur në telefon atë dje dhe i ka kërkuar atij që të kërkoj fale ose ndryshe do të paditet.

Pireva në fillim heziton, por më pas e pranon se e gjitha ka qenë gënjeshtër dhe madje kërkon falje.

Në emision janë publikuar edhe pamje ekskluzive të kamerave gjersa ai dhe vëllai i tij futen në banesën ku jetojnë me disa vajza.

Ndryshe kjo familje kishte mashtruar tash e disa muaj, duke thënë se janë tre fëmijë jetim dhe nuk kanë kushte për të jetuar.

Pre e mashtrimit të këtyre ka rënë edhe shoqata e udhëhequr nga Halil Kastrati, i cili kishte thënë 2 mijë euro ndihmë.

Më poshtë keni videon e demaskimit të Pirevës.

Leave a Reply