Kandidati për president: Nëse bëhem president, s’do të ketë Muhamed në Francë

0
135

Kandidati për President në Francë Eric Zemmour, ka bërë disa deklarata kontraverse drejtuar komunitetit mysliman në këtë vend.

Një nga to është se nëse ai do të bëhej president s’do të ketë Muhamet në Francë.

“Nëse unë do të bëhem president, një qytetar i Francës nuk do të ketë të drejtë të ia vinte emrin fëmiut të vet Mohammad (Muhamed).

Zemmour tregohet i ashpër në retorikën e tij pasi që thotë se shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë.

“Pse ju ndaloheni 17 herë? Kur ju jeni arab apo i zi? Pse? Sepse shumica e trafikantëve janë arabë dhe me ngjyrë të zezë? Kështu është. Është një fakt”.

Tutje thotë se një mysliman për të qenë i mirë duhet të jetë xhihadist.

“Secili mysliman, e thotë apo duhet të jetë xhihadist për të qenë mysliman i mirë”.

Kandidati për president të Francës ka një gjuhë ashpër edhe ndaj emigrantëve.

Ai thotë se ata janë vrasës dhe hajna.

“Emigrantët e pashoqërur sikurse edhe emigrantët e tjerë nuk kanë punë. Ata janë hajna dhe vrasës”.

Eric Zemmour, llogaritet si kundërkandidati më serioz i presidentit aktual Emmanuel Macron.

Leave a Reply