Ia vuri fajin martesave mes homoseksualëve për koronavirusin, prifti rezulton pozitiv

0
412

Një udhëheqës fetar në Ukrainë, i cili kishte deklaruar se koronavirusi po përhapet për shkak të martesave mes homoseksualëve, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Patriarku Filaret, kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase, ndodhet i shtruar në spital pasi u diagnostikua me koronavirus pas një testi rutinë.

91-vjeçari mendohet se ka 15 milionë ndjekës në të gjithë Ukrainën.

Në mars, ai deklaroi në një televizion se epidemia ishte dënimi i Zotit për mëkatet e njerëzve.

“Mbi të gjitha, martesat mes homoseksualëve”, pati thënë Patriarku Filaret.

Leave a Reply