Gruaja rrogën nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit

0
550

Doktori i Shkencave Islame, Zekirija Bajrami, në emisionin “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut, ka sqaruar se si ndahet pasuria mes fëmijëve në një familje sipas fesë islame.

Përkitazi me këtë, ka deklaruar se nëse punon gruaja në një familje, ajo nuk e ka për obligim t’ia japë rrogën burrit. “Nëse ka mundësi të punon dhe merr rrogën, të hollat, nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit. Nuk e ka për obligim.

Nuk ka të drejtë burri t’i thotë: Nxirri këtu paratë që e ke marrë rrogën. Ajo është punë vullnetare”. Për këtë ai ka dhënë edhe sqarim. “Burri pse ka marrë dy prej babës, ajo ka marrë një? Pse ai i ka marrë dy? Sepse ai është përgjegjës për mirëmbajtjen e familjes, por nëse gruaja punon, ajo ato të holla mund t’i shpenzon ku të dojë, por nuk e ka për obligim t’ia dorëzojë burrit”, tha teologu Bajrami./21Media

Leave a Reply