Gjyshja në SHBA revolton rrjetin: Si është e mundur që më shumë mendoi për shampanjën sesa për vogëlushin

0
378

Një video që është shprëndarë nga mediat e huaja po bënë namin në rrjetet sociale. Kjo për faktin se një gjyshe në SHBA në vend që të shpëtonte nipin e vogël që po rrëzohej ka kapur gotën me shampanjë që të mos thyehej.

Siç shihet në video në tavolinë ndodhet gjyshja me të nipin dhe sipër saj ndodhen ca gota me shampanjë. I vogli në një moment ka kapur gotën e shampanjës por që nuk e ka mbajtur dot. E pikërisht në këtë moment ka ndërhyr gjyshja e cila ka shpëtuar gotën por ka lënë nipin të rrëzohet.

Pikërisht kjo video dhe kjo sjellje e gjyshes ka revoltuar rrjetin ku shumë komentues thonë se si është e mundur që një gjyshe mendon për gotën e shampanjës, e jo për vogëlushin. Megjithatë disa përdorues i janë vendosur në mbrojtje gjyshes duke thënë se nëse gota thyhej, fëmija mund të lëndohej shumë më tepër.

Leave a Reply