Gjetja e çuditshme e shkencëtarëve kanadezë: Kanabisi e shëron dhe parandalon koronavirusin

0
506

Lloj lloj teorish janë thënë për pandeminë Covid-19, e lloj lloj “kura” janë gjetur deri tani për të, por njerëzit anembanë botës ende po infektohen, ende po e pësojnë nga virusi.

Një artikull i çuditshëm është publikuar tani në gazetën prestigjioze amerikane “New York Post”, ku thuhet se disa shkencëtarë kanadezë kanë kuptuar se disa lloje të kanabisit mund ta preventojnë apo ta shërojnë infeksionin e koronavirusit.

Sipas artikullit, kërkuesit nga Universiteti i Lethbridge-it, kanë thënë se sipas një studimi të kryer gjatë muajit prill, të paktën 13 lloje kanabisi kanë sasi të lartë elementit Cannabidiol (CBD) i cili duket se afekton enzimet e qelizave në mushkri (ACE2), duke blloguar rrugët që virusi të futet brenda trupit të njeriut, shkruan MeteoBallkan.

“Jemi tronditur në fillim, e pastaj ishim shumë të lumtur”, ka thënë njëra prej shkencëtareve për CTV News, Olga Kovalchuk.

Rezultatet që janë publikuar edhe në gazetën online “Preprints”, kanë dhënë indikacione se drogat me sasi të lartë të CBD, mund të ndihmojnë në bllokimin e proteinave që shërbejnë si “portë” e Covid-19 për të hyrë në qelizat e mushkërive.

Bashkëshorti i Kovalchuk, Igori, ka thënë se kanabisi mund ta reduktorë shansin që virusi të depërtojë në mushkri për 70%.

“Kështu që, shanset për ta luftuar janë më të mëdha”, ka thënë ai.

“Puna jonë mund të ketë influencë të madhe – s’ka ndonjë lloj droge që e ka potencialin e reduktimit të infeksioneve në masën 70 apo 80%”, ka shtuar ai. /MeteoBallkan/

Burimi: Scientists believe cannabis could help prevent and treat coronavirus

Leave a Reply