Gjeli mbyt pronarin me thikë në Indi, e bëri gati për luftë – por gjërat nuk shkuan sipas planit

0
106

Gjeli Raga i cili kishte të lidhur një thikë rreth këmbës gjatë luftërave ilegale të gjelave në jug të Indisë, ka mbytur pronarin e vetë, shkruan The Guardian.

bredhi

Pronari i gjelit ishte therur me thikë në këmbë, derisa gjeli po tentonte të arratisej – burri mbeti i vdekur rrugës për në spital, e krejt kjo ndodhi për shkak se kishte humbur shumë gjak, transmeton Telegrafi.

Policia lokale është vënë në kërkim të 15 personave, që dyshohen se janë të përfshirë në këtë ngjarje që ka ndodhur në fshatin Lotunur në Telengan të Indisë.

Ata kanë bërë të ditur se gjeli ka qenë i gatshëm për luftë kur tentoi të arratiset. E nga dëshira e madhe për ta rikthyer në garë, pronari e kapi për ta futur në “ring”, por është therur me thikën mbi 7 centimetra të gjatë që e kishte gjeli të lidhur në këmbë.

Ajo çfarë ka habitur më shumë është fakti që policia indiane kishte dërguar në stacion gjelin, i cili pas disa orëve u lirua për t’u dërguar në një fermë. /Telegrafi/

Leave a Reply