Fotoja e vitit 2020/ Foshnja e porsalindur i tërheq maskën nga fytyra mjekut

0
377
Foto: Ilustrim

Me krizën e koronavirusit që dominon në vitin 2020, gjithçka që na duhet është pozitivitet dhe shpresë.

Kjo foto e një foshnje të porsalindur dhe të një mjeku po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe jemi të sigurt që edhe ju e keni pëlqyer sapo e patë.

Çfarë tregon foto që u bë virale?

Mjeku me qendër në Dubai, Samer Cheaib, postoi një foto nga spitali në Instagram në të cilën një fëmijë i porsalindur u pa duke i tërhequr maskën e fytyrës.

Ndërsa momenti u kap në kamera, Dr Cheaib buzëqeshi.

“Ne të gjithë duam një shenjë nëse do ta heqim maskën së shpejti,” tha Samer Cheaib në mbishkrimin e postit të tij.

Fotoja është bërë virale, duke marrë mbi 40,000 pëlqime dhe shumë komente pozitive.

Leave a Reply