Fjala ‘romë’ do të thotë burrë: Lexoni 6 fakte rreth këtij komuniteti

0
338

Romët janë një grup etnik që jeton kryesisht në Evropë, dhe ka prejardhjen nga nënkontinenti indian. Gjuha e tyre është gjuha rome, e cila është gjuhë indoevropiane dhe ka ngjashmëri me gjuhët e sotme të folura në zonën e veriut të Indisë dhe lindjes së Pakistanit, shkruan Gazeta Metro.

Romët kanë emigruar nga nënkontinenti indian rreth shekullit të 11. Gjenetika dhe gjuhësia tregojnë se romët kanë një prejardhje nga popuj që sot janë në zonën mes Indisë dhe Pakistanit. Për t’ju njohur më mirë me origjinën e romëve Gazeta Metro, ju sjellë 6 fakte që ndoshta s’i keni ditur:

  1. Në gjuhë romane ose romisht, fjala rom do të thotë burrë, njeri, ndërsa shumësi është roma.
  2. Në botë ka rreth 11 milion romë.

Ata janë grupi më i madh minoritar në Evropë. Vendet evropiane me numrin më të madh të romëve janë: Turqia, Rumania, Rusia dhe Hungaria. Ka një numër të madh në Amerikë dhe Australi.

  1. Gjuha rome ka ngjashëri me gjuhët e folura në Indinë e veriut dhe Pakistanin lindor. Shumë nga romët flasin dhe gjuhën e vendit ku ata kanë emigruar.
  2. Romët janë të shtypur.

Janë shpesh target i sulmeve të grupeve nazizte dhe janë të përjashtuar nga edukimi, punësimi, vendbanimi dhe kujdesi shendëtsor.

  1. Në Rumani, rumunët ndërmorën herë pas here fushata dëbimi dhe vrasjesh të romëve. Urrejtja ndaj romëve të ardhur në Evropë arriti kulmin gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur me qindra mijëra romë u vranë nga nazistët dhe ustashat.
  2. Jo të gjithë romët janë nomadë, edhe pse tradicionalisht kanë qenë në levizje, tani 95 % e romëvë evropianë kanë qëndrim të përhershëm. Një numër i madh levizë për shkak të persekutimit si do grup tjetër refugjatësh apo migrantësh.

Populli më i shtypur në botë është populli rom. Ata jetojnë edhe në Kosovë dhe as këtu nuk u mungon përballja me dhunë dhe shpërfillje.

Leave a Reply