Finlandezët janë të pasur, por fëmijët i dërgojnë në shkollë me rrobe të përdorura

0
569

Fëmijët në Finlandë shkojnë në shkollë me rroba të përdorura. Prindërit nga Finlanda, si gjithë të tjerët në botë, i duan fëmijët e tyre, por ata nuk ua shfaqin atyre atë dashuri duke blerë gjëra të shtrenjta, pa kuptim dhe pa ndonjë qëllim.

Edhe pse finlandezët janë një komb shumë më i pasur se të gjithë në Ballkan, fëmijët nuk dërgohen në shkollë me një gardërobë të shtrenjtë, me të cilën nuk mund as të luajnë, sepse ato mund të grisen ose të ndoten, e as nuk mund të vrapojnë nëpër oborr apo të rrokullisen në bar. Në vend të kësaj, rrobat e tyre janë të rehatshme, modeste dhe të përshtatshme për fëmijë.

Finlandezët nuk kanë dëshirë të shpërdorojnë, kështu që fëmijët shpesh marrin rroba të dorës së dytë në atë moshë, sepse rriten shpejt, dhe pasi fëmijët luajnë shumë, bëjnë miq në natyrë, gjëja më e rëndësishme për ta është që rrobat të jenë të tilla që të mos i pengojnë ata për lojë. Dyqanet “e dorës së dytë” janë zgjedhja e duhur, dhe shumë gjëra blihen atje, natyrisht jo edhe mbathjet. Deri në një moshë të caktuar, fëmijëve nuk u blihen, ose të paktën shumë rrallë u blihen gjëra të reja dhe të shtrenjta, dhe askush nuk ankohet për këtë. Kjo është shumë normale.

Sot, kur duket se është bërë rregull që popujt e varfër garojnë për të blerë rroba më të shtrenjta, finlandezët kanë hequr dorë nga kjo, të paktën për moshën kur kjo vërtetë nuk ka kuptim. Edhe pse në Finlandë, prindërit nuk bëjnë shpenzime për arsimimin, ekskursionet, vaktet e fëmijëve të tyre, sepse gjithçka paguhet nga shteti, ata nuk harxhojnë para dhe janë shumë racionalë. Edhe në moshën më të re shkollore, fëmijët qëndrojnë në shtëpi vetëm, shkojnë në shkollë vetëm ose me shokë, dhe në përgjithësi, ata janë shumë më të pavarur se fëmijët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

Finlandezët u mësojnë fëmijëve që në moshë të vogël të bëjnë punë të ndryshme në shtëpi, në përputhje me aftësitë e tyre psikofizike dhe nuk ka asnjë kompromis. Për shkak të kësaj, fëmijët në Finlandë nuk e perceptojnë punën në shtëpi si një barrë, ndëshkim dhe detyrim, por si diçka krejtësisht normale dhe e nënkuptuar.

Finlanda është një vend ku dija dhe puna janë shumë të rëndësishme, kështu që shkenca është një lëndë e detyrueshme në shkollat ​​fillore nga klasa e parë, kurse nga klasa e shtatë deri në të nëntën, lënda e anvisërisë, ku ata mësojnë gatim, shërbim, financat e shtëpisë dhe shëndetin e të ushqyerit. Gjatë shkollës, fëmijët mësojnë të thurin, të presin, të qepin, të punojnë me dru, të bëjnë riparime të vogla në shtëpi, hekurosin dhe gjithçka që mund t’u nevojitet një ditë.
Përgatiti: Jeton Zenuni
#familjaeshendoshe

Leave a Reply