Familja adopton një qen të bukur, veterineri sa e pa thirri menjëherë policinë (FOTO)

0
609

Su Yun dhe familja e tij që jetojnë në provincën kineze Yunnan gjithmonë kanë pasur dëshirë të adoptonin një qenush. Gjatë pushimeve ata panë në një dyqan një qen shumë të bukur dhe u dashuruan pas tij, kështu vendosën ta blejnë dhe ta çojnë në shtëpi.

Kur u pyet se cila ishte raca, shitësi u përgjigj se ishte një qen tibetian. Sidoqoftë, familja filloi të vërente disa karakteristika të veçanta tek kafsha.

Në fillim, familja u habit nga oreksi i madh që kishte. Ai po konsumonte dy tas me makarona dhe një kuti plot me fruta çdo ditë. Ata nuk kishin parë kurrë një qen që hante kaq shumë.

Për më tepër, qeni filloi të lehte anormalisht, duke ulëritur. Familja filloi të shqetësohej për shëndetin e tij, por gjithashtu e dinin se kishin marrë një racë qeni shumë të veçantë, kështu që e linin mënjanë shqetësimin e tyre dhe vazhdonin të kujdeseshin me dashuri për qenushin.

Një ditë ai filloi që të qëndronte vetëm në dy këmbë, dhe familja nuk po i besonte dot syve. Ata nuk kishin parë kurrë diçka të tillë deri tani. Askush nuk e kishte mësuar që të qëndronte ashtu, por përsëri ata menduan se është një nga karakteristikat e veçanta që kjo racë qeni ka.

Por surprizat nuk mbaruan këtu.

Qeni filloi që të rritej shumë. Në moshën 2 vjeç, ai ishte pothuajse një metër i gjatë dhe peshonte pothuajse 110 kilogramë. Pronarët e saj filluan të dyshojnë për këtë kafshë të çuditshme. Cili qen ishte në gjendje të rritet me një shpejtësi të tillë?

Qeni jo vetëm që po bëhej më i madh dhe më i madh, por ai kishte zhvilluar edhe dhëmbë grabitqarë të vërtetë. Kjo e frikësoi edhe më shumë familjen. Ata shkuan tek një veteriner dhe sa e pa thirri direkt Zyrën e Sigurisë Publike të Qarkut Yiliang.

Qeni, i cili ndërkohë ishte bërë një gjigant i madh me gëzof, doli të ishte një ari i zi aziatik! Kafsha quhet gjithashtu ari Tibet dhe klasifikohet kafshë në rrezik zhdukje, sipas Unionit Botëror të Konservimit (IUCN), sepse shumë njerëz i kapin dhe i vrasin për të marrë gëzofin e tyre të veçantë.

Autoritetet ende e kanë kafshën në paraburgim.

Leave a Reply