Facebooku po krijon një Instagram për fëmijët nën moshën 13 vjeçare

0
383

Udhëheqësit e Instagramit janë duke planifikuar të krijojnë një version të aplikacionit të famshëm për shpërndarje të fotografive, për fëmijët nën moshën 13 vjeçare.

“Me entuziazëm ju njoftoj se kemi identifikuar punën e fëmijëve si prioritet për Instagramin dhe e kemi shtuar në listën tonë të prioriteteve”, ka thënë Vishal Shah, zëvendëspresident i prodhimit të Instagramit përmes një mesazhi, të cilin e ka siguruar BuzzFeedNews.

Sipas tij, Instagrami do të fokusohet në dy gjëra që janë: përshpejtimin e integritetit dhe privatësisë për të siguruar përvojën më të sigurt të mundshme për adoleshentët dhe ndërtimin e një versioni të Instagramit që lejon njerëzit nën moshën 13 vjeç të përdorin në mënyrë të sigurt Instagramin për herë të parë.

Politikat aktuale të Instagramit ua ndalojnë fëmijëve nën moshën 13 vjeçare që të përdorin shërbimet e saj.

Ky njoftim i Instagramit ka ardhur vetëm dy ditë pasi aplikacioni kishte bërë të ditur se kishte nevojë të bënte më shumë për tu ofruar siguri më të lartë përdoruesve në moshë të re.

Leave a Reply